Vrasja e tifozit në Inter-Napoli, hetohen 23 persona

Vrasja e tifozit në Inter-Napoli, hetohen 23 persona

15:31, 08/01/2019

Kanë filluar hetimet e para për vrasjen që ndodhi në ndeshjen Inter-Napoli.

Ndeshja që u zhvillua në “San Siro” më 26 dhjetor të vitit që lamë pas solli një viktimë.

23 persona janë duke u hetuar në lidhje me vrasjen e tifozit zikaltër, Daniele Belardinelli.

Sipas autoriteteve në Itali, të paktën dy persona janë të përfshirë në atë vrasje, ndërsa po hetohen 23 persona.

Kryetari i tifozerisë së Interit, Marco Piovella, po ashtu është në arrest shtëpie, pasi nuk ka bashkëpunuar me policinë në zbardhjen e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco