FOTO/ Barcelona kompleton transferimin e parë të vitit

FOTO/ Barcelona kompleton transferimin e parë të vitit

15:11, 08/01/2019

Barcelona e ka kompletuar transferimin e parë për këtë merkato të janarit.

Klubi katalanas ka transferuar Jean-Clair Todibo nga Toulouse.

Kampionët e Spanjës kanë njoftuar se mbrojtësi francez do të qëndrojë në huazim te klubi aktual, ndërsa do t’i bashkohet atyre më 1 qershor të këtij viti.

Kontrata e Todibo përfundon në fund të këtij sezoni, ndaj ai do të kalojë si lojtarë i lirë.

19-vjeçari mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe në mesfushë, e që shihet si zëvendësues i Gerard Piques. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco