Solskjaer i bind të gjithë, Manchester fiton lehtësisht në transfertën Newcastle

Solskjaer i bind të gjithë, Manchester fiton lehtësisht në transfertën Newcastle

23:09, 02/01/2019

Manchester Unitedi e ka mposhtur 2-0 Newcastle Unitedit të mërkurën në "St. James Park", duke e vazhduar ecurinë e përkryer të Ole Gunnar Solskjaer në krye të klubit pasi regjistroi fitoren e katërt në po aq ndeshje në Premierligë.

Që prej shkarkimit të Jose Mourinhos në dhjetor, trajneri i përkohshëm Solskjaer e ka drejtuar skuadrën në mënyrë frymëzuese, derisa fitorja e sotme 2-0 ndaj Newcastle Unitedit në telashe për të mbijetuar në ligën elitare angleze, tregon ndryshimin që ka pësuar Manchester United.

Vetëm një minutë pasi u fut në lojë nga stoli, Romelu Lukaku shënoi golin e epërsisë së Unitedit në prekjen e tij të parë të topit që iu kthye atij pas gabimit të portierit të Newcastle.

Alexis Sanchez  një lojtar tjetër i Unitedit që i kishte munguar gjatë skuadrës nën udhëheqjen e Mourinhos la shënjat e tij në këtë takim.

Kiliani asistoi për Marcus Rashfordin, i cili realizoi golin e dytë të Manchester Unitedit dhjetë minuta para fundit.

Unitedi tani grumbullon 38 pikë në vendin e gjashtë, tri më pak se Arsenali një pozitë më lartë dhe gjashtë më pak se vendi i katërt, Chelsea. 

Newcastle mbetet e 15-ta me 18 pikë, vetëm një më shumë se vendi i 18-të, Southamptoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco