Chelsea dështon ndaj modestëve të Southampton

Chelsea dështon ndaj modestëve të Southampton

22:55, 02/01/2019

Chelsea ka bërë një hap fals duke barazuar kundër Sauthampton pa gola të mërkurën në Londër, duke e siguruar një pikë tejet të vlefshme në luftë për të mbijetuar në Premierligë.

Skuadra e Maurizio Sarrit po vinte në këtë takim nga dy fitore radhazi në dy javët e fundit , dhe mund të jetë vlerësuar favorit në letër ndaj një Southamptonit në krizë dhe në luftë për mbijetesë.

Chelsea ishte domiues ndaj "Gjelave" sidomos në pjesën e parë, dukepasur plot gjashtë goditje të rrezikshme në portë nga 17 tentativa, por të pafat për të gjetur rrjetën e portës. 
Në fakt, Alvaro Morata shënoi një herë për Chelsean, ama goli i tij u analua për pozitën jashtë loje njëzet minuta para fundit.  

Ky barazim ia rrezikon Chelseat vendin e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, , pasi tani grumbullon 44 pikë, vetëm tri më pak se Arsenali dhe gjashtë më pak se Manchester Unitedi.

Ndërkohë, Southamptoni, përkundër një pike të rëndësishme, bie në pozitën e 18-të me 16 pikë, dy më pak se Newcastle United, Burnley dhe Cardiff që kanë nga 18 në tri pozitat më lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco