Cristiano Ronaldo flet për rikthimin e mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’

Cristiano Ronaldo flet për rikthimin e mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’

21:50, 02/01/2019

Viti 2018 ka qenë plot me ngjarje për Cristiano Ronaldon, i cili e kompletoi kalimin nga Real Madridi te Juventusi për një shumë rreth 100 milionë euro.

Duke folur për të kaluarën e vet, Ronaldo zbuloi sesa të veçanta kanë qenë për të dy ish-klubet, Manchester United dhe Real Madrid.

Në një intervistë për gazetë portugeze "Record", 33-vjeçari tha: "Manchesteri? Ishte kënaqësi të rikthehesha. Tifozët e Manchesterit gjithmonë më kanë mirëpritur sikur kur luaja në 'Old Trafford'".

Të njëjtat lavde ia thuri edhe "Santiago Bernabeut", stadiumit në të cilin s'i ka shkelur këmba më që prej largimit nga Madridi në verë.

Duke folur për kthimin në atë stadium, Ronaldo tha se pret që tifozët ta presin mirë kurdo që të luajë kundër Real Madridit si ish-lojtar.

"Edhe 'Santiago Bernabeu' ka qenë shtëpia ime për shumë vite dhe gjithmonë do të jetë stadium i veçantë për mua. Gjithmonë do ta dashuroj atë klub dhe ata tifozë dhe pres se do të më presin mirë", deklaroi portugezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco