Jahmir Hyka refuzon ofertën e milionave që i vjen nga kampionët e Kosovës

Jahmir Hyka refuzon ofertën e milionave që i vjen nga kampionët e Kosovës

21:14, 02/01/2019

Mesfushori i Kombëtares, Jahmir Hyka, është në kërkim të një skuadre të re, pas mbarimit të kontratës me San Jose në MLS.

Sipas portalit “Kallxo.com”, në adresë të shqiptarit ka mbërritur një ofertë nga klubi i Dritës.

Kampionët e Superligës kosovare i kanë ofruar Hykës një pagë prej 10 mijë eurosh në muaj, por përgjigjja e 30-vjeçarit ka qenë negative.

Nuk ka pasur ndonjë takim zyrtar. Presidenti Valon Murseli dhe Hyka janë miq të mirë. Nuk është problemi te çështja e pagës, por problemi është që sa i shërben Hykës liga e Kosovës për karrierën e tij. Gjithçka është biseduar miqësisht. Nëse ai pranon të luaj në Kosovë, është nder për ne, por që interesi i tij nuk është të luajë në Kosovë”, është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Dritës, Valon Zymberi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco