Manaj: Dua kualifikimin e dytë të Shqipërisë në Europian

Manaj: Dua kualifikimin e dytë të Shqipërisë në Europian

20:52, 02/01/2019

Viti 2018 është mbyllur mjaft mirë për Rei Manajn, me një seri ndeshjesh ku ai ka gjetur rrugën e rrjetës dhe me paraqitje që kanë afruar Albaceten me kreun e klasifikimit në La Liga 2.

Sulmuesi shpreson që në këtë mënyrë të vazhdojë edhe viti 2019, me atë në rolin e protagonistit, mundësisht që në ndeshjen e parë, ndaj ish-skuadrës së tij, Granadës, për të cilën mendon se nuk i ka dhënë shanset që meritonte në sezonin e kaluar.

“Kjo është një ndeshje si të tjerat, e rëndësishme është që të bëjmë mirë dhe të vazhdojnë serinë pozitive me të cilën mbyllëm vitin. Do të jetë një ndeshje normale, nuk ka asgjë të veçantë pasi është java e 20-të dhe ka 20 të tjera deri në fund. Nuk është një ndeshje që vendos gjërat”, tha Manaj.

Sulmuesi shqiptar ka folur edhe për dëshirën tjetër që ka, atë me Kombëtaren; kualifikimin në Europian.

“Tani kemi kualifikueset për Euro 2020. Kemi një grup të vështirë me Francën, Turqinë e Islandën. Janë tre ekipe të cilat sipas meje mund të të mposhtin. Ndaj duhet të bëjmë një kualifikuese të mirë që të arrijmë kualifikimin e dytë në historinë e Shqipërisë”, deklaroi Manaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco