Agjenti zbulon të ardhmen e Mesut Ozil

Agjenti zbulon të ardhmen e Mesut Ozil

19:19, 02/01/2019

Erkut Sogut, agjenti i Mesut Ozilit, i ka hedhur poshtë thashethemet se mesfushori do të largohet nga Arsenali, duke insistuar se e ardhmja e tij i përket klubit londinez.

"Nuk parapëlqej të flas publikisht për situatën e Mesutit, por për shkak të thashethemeve se ai do të largohet nga Arsenalit, ndiej se është më rëndësi t'i ofroj disa sqarime, në mënyrë që t'i japim fund kësaj dhe të përqendrohemi në futboll", tha Sogut.

"Mesut nënshkroi kontratë të re janarin e kaluar sepse e shihte të ardhmen e vet tek Arsenali dhe që nga atëherë asgjë nuk ka ndryshuar në mendjen e tij. Ai dëshiron të qëndrojë deri në mbarim të kontratës e mbase edhe më gjatë. Mesut është 100% i përkushtuar ndaj Arsenalit. Ai e dashuron klubin, i ndan vlerat e njëjta me të dhe nuk dëshiron të jetë në ndonjë klub tjetër", deklaroi Sogut për “Goal”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco