Befason Guardiola, ja çfarë thotë për duelin me Liverpoolin

Befason Guardiola, ja çfarë thotë për duelin me Liverpoolin

18:54, 02/01/2019

Premier Liga angleze do të kulmojë mbrëmjen e nesërme me supersfidën mes Manchester Citiy dhe Liverpoolit.

Një triumfi i të kuqve do ta thellonte diferencën në +10 nga “qytetarët”, të cilët duket se e kanë humbur disi shkëlqimin e javëve të para.

Në konferencën për shtyp trajneri Pep Guardiola nuk e ka fshehur pesimizmin që e ka rrethuar skuadrën, teksa tregon se të gjithë mendojnë që skuadra e tij do ta humbë takimin.

Spanjolli nuk i ka kursyer elozhet për kundërshtarët, duke e cilësuar Liverpoolin si një ndër skuadrat më të mira të historisë së Premier Ligës.

“Do të jetë sfidë e rëndësishme, por jo vendimtare. Kemi një mundësi të madhe për të shkurtuar diferencën e pikëve. Shumë njerëz më pyesin se çfarë do të ndodhë nëse humbasim. Askush nuk ka besim te ne, të gjithë mendojnë se do ta humbim takimin, por ne do të bëjmë gjithçka është e mundur për t’i mundur dhe për të fituar titullin.

Ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk mendoj se do të ketë ndikim tek ajo që do të ndodhë. Sigurisht, Liverpooli është një ndër skuadrat më të forta në botë dhe do të jetë e vështirë për ne”, u shpreh Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco