Klopp tregon si Liverpooli mund ta mposhtë Manchester Cityn

Klopp tregon si Liverpooli mund ta mposhtë Manchester Cityn

18:13, 02/01/2019

Të enjten në darkë (nesër) do të luhet sfida më e rëndësishme e sezonit në Premier League të paktën deri më tani.

Liverpooli kryesues dhe gjithashtu kampionia e dimrit, do të sfidojë Manchester Cityn, skuadrën e vendit të tretë.

Diferenca mes skuadrave në renditje është 7 pikë dhe fitorja ose humbja në këtë ndeshje mund të thotë shumë.

Për Liverpoolin pas shumë vitesh mund të thuhej se mund të prekte titullin me një dorë, ndërsa Cityn do të ishte më e lehtë për t’i parakaluar.

Në prag të sfidës trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop, ka treguar se çfarë duhet të bëjë ekipi i tij për të mposhtur Manchester Cityn, ekipin që sipas tij është më i miri i futbollit modern.

"Është një ndeshje normale kundër Manchester Cityt, por e vështirë, ndoshta më e vështira që mund të luash në futbollin modern. Jemi ndjerë kështu në shumë raste", tha fillimisht Klopp.

"Është vërtetë një ekip shumë i fortë që ka një trajner të shkëlqyer. Duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, duhet të jemi të guximshëm, me shumë dëshirë dhe të inatosur, ashtu si në të gjithë ndeshjet. Kundërshtari këtë radhë, të paktën për mua, është ekipi më i mirë në botë. Nuk i them këto se duhet t’i them, por kështu kam folur edhe javë më parë. Është 100% opinioni im sepse mënyra si ato luajnë, gjërat që kanë arritur dhe aftësitë që kanë më bëjnë të mendoj kështu. Asgjë s’ka ndryshuar. Vetëm pikët, por jo përgatitja për ndeshjen", përfundoi Jurgen Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco