Prapaskena/ Ardhja e Pulisic i hap rrugën largimit të Hazard nga Chelsea

Prapaskena/ Ardhja e Pulisic i hap rrugën largimit të Hazard nga Chelsea

16:52, 02/01/2019

Transferimi i Christian Pulisic nga Dortmundi te Chelsea ka nxitur spekulimet në mediat angleze se Eden Hazard tani do ta ketë më të lehtë t’i bashkohet Real Madridit.

Belgu e ka bërë të ditur më parë se ai ka ëndërruar gjatë gjithë jetës së tij që të bëhej futbollist i “Los Blancos”.

Kontrata e tij në “Stamford Bridge” përfundon pas 18 muajve dhe ai e dëshiron transferimin në Madrid, edhe pse nuk dëshiron ta lërë klubin që i dha atij gjithçka deri më tani.

Transferimi i Pulisicit do të thotë se Hazardi do ta ketë më të lehtë transferimin te Real Madridi gjatë merkatos së verës, pasi Chelsea tashmë e ka gjetur një zëvendësues për të. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco