Zyrtarizohet transferimi i parë i madh për vitin 2019

Zyrtarizohet transferimi i parë i madh për vitin 2019

16:15, 02/01/2019

Transferimi i parë i madh i merkatos së janarit ndodhi sot, kur Chelsea arriti marrëveshje për transferimin e Christian Pulisic.

Dortmundi tashmë e ka konfirmuar se Christian Pulisic do të transferohet te Chelsea për 64 milionë euro.

Ai do të mbetet në Dortmund deri në fund të këtij sezoni, në formë huazimi, dhe do t’i bashkohet klubit londinez më 31 qershor.

Image

20-vjeçari është aktivizuar si titullar në vetëm katër ndeshje gjatë këtij sezoni, për herë të fundit në ndeshjen e 29 shtatorit.

Pasi lojtari nuk ka arritur një marrëveshje me klubin, Dortmundi ishte i gatshëm ta lejojë transferimin e tij në Londër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco