Iniesta befason të gjithë: Reali më i mirë se Barcelona, këtë sezon…

Iniesta befason të gjithë: Reali më i mirë se Barcelona, këtë sezon…

13:08, 02/01/2019

Në një intervistë për të përditshmen katalanase “Sport”, Andres Iniesta flet për tre Champions-it e njëpasnjëshëm të Real Madridit ndaj të cilëve nuk ka kursyer elozhet.

Tre Champions-it e Real Madridit?

“Për grupin e lojtarëve që ka, ky ekip meriton më shumë Champions se sa ka fituar. I duhen njohur meritat cilitdo, edhe nëse e ke rival apo kundërshtar. Kjo është e vërteta. Ne si Barcelonë kemi qenë pak larg në këtë drejtim. Shpresojmë që këtë sezon të ecim me hapin e duhur, jo atë të viteve të fundit. Unë gjithmonë mendoj se kampionët e vërtetë janë vetëm fituesit e këtij kompeticioni”.

Messi, pasardhësi i tij si kapiten: “Unë nuk mendoj se ishte diçka e re për të. Leo ka shumë kohë këtu, me rëndësi dhe ndikim të jashtëzakonshëm, më tepër se gjithkush tjetër. Shiriti i kapitenit të parë vetëm sa ia ka shtuar inkurajimin, sepse ai ka qenë dhe mbetet lojtari më i mirë në botë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco