Trajneri i njohur shqiptar kundër mbylljes së basteve: Ja si duhet të vepronte Rama

Trajneri i njohur shqiptar kundër mbylljes së basteve: Ja si duhet të vepronte Rama

12:52, 02/01/2019

Ish-trajneri i Vllaznisë, Roland Luci është kundër mbylljes së basteve sportive.

Në një postim në rrjetet sociale, ai sugjeron si duhet vepruar me ligjin në sistemin kapitalist ku thekson se kumari duhej disiplinuar dhe jo ndaluar.

“Shkundu e hajde ne vehte kryeminister. Duhet vepruar ne pershtatje me ligjet e brendshme te sistemit ku jeton o Edi, te kapitalizmit. Ato nuk mundesh arbitrarisht ti ndalosh se vepruari. Kumari do disiplinuar e jo ndaluar, sepse do nderroje formen e ekzistences dhe lufta juaj kthehet ne lufte me mullinjt e eres. Do shkoj puna ne fshataririzim te kumarit fillimisht, te rivitalizimit te skedinave private, klluçit, zholit a pishpirikut kosovar, permbysit a pllakatorit tiranas. E pastaj vijojne onlinet per te cilat te genjejne e pastaj ti genjen vehten se mund ta ndalosh. Qe te kuptohemi: Disiplinim nuk dmth ta kthesh kumarin ne privilegj te 5-yjshave qe te rrethojne. Ne Austri lejohet maksimalisht 70 € bast dhe relevantja shqiptare mund te ishte diku 5 a10 €. Keshtu ja bie ne maj te hundes bastexhinjve, i disiplinon dhe ndergjegjeson para se te shkunden xhepash e brinjesh. Te çmendurve sigurisht qe s ka mjek qe ju bie ne te. Disiplinimi vlen dhe per kapsollat dhe prostitucionin, prostitucionin e te gjitha formave.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco