James Rodrigues pranë firmës me gjigantin nga Seria A

James Rodrigues pranë firmës me gjigantin nga Seria A

12:10, 02/01/2019

Juventusi është favorit për transferimin e James Rodrigues.

Nuk bëhet fjalë për janarin por merkaton e verës pasi kolumbianit i kanë mbetur edhe 6 muaj kontratë me klubin e Bajernit të Mynihut që duhet të paguajnë klauzolën me vlerë 35 milionë euro për të marrë përfundimisht kartonin e Rodriguezit.

Drejtuesit e klubit italian pritet të takohen me agjentin e Jamesit, Jorge Mendesin, për të arritur marrëveshje rreth transferimit të tij.

James nuk do të kthehet në Madrid për shkak se Isco dhe Asensio preferohen të jenë pjesë e formacionit para kolumbianit.

Mediat italiane raportojnë se nëse James zgjedh përfundimisht largimin nga Bajerni atëherë do të hedhë firmën paraprake me bardhezinjtë.

Shkaku i Iscos dhe Marco Asensios, Jamesi nuk pritet të kthehet në Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco