Tashmë gjithçka është ZYRTARE, Chelsea kryen transfertën nga Gjermania

Tashmë gjithçka është ZYRTARE, Chelsea kryen transfertën nga Gjermania

10:54, 02/01/2019

Dortmundi tashmë e ka konfirmuar se Christian Pulisic do të transferohet në Chelsea për 64 milionë euro.

Duket se Chelsea do të jetë skuadra e parë që do të sjell përforcimin e ri nën urdhrat e trajnerit, Maurizio Sarri, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

Pulisic konfirmohet se është pjesë e skuadrës londineze në fund të sezonit, ku do të bëhet edhe përfundimisht lojtar i “The Blues”.

Mesfushori me tipare sulmuese edhe në vazhdim të kampionit gjerman do të jetë lojtar i ‘milionerëve’, por që në qershor kartoni i tij do t’i kalojë Chelseas.

“Ka qenë ëndërr e Christianit që të luante në Premier League. Kjo ndoshta është për shkak të origjinës së tij dhe nuk kemi mundur t’ia zgjasim kontratën. Për këtë shkak kemi vendosur që të pranojmë këtë ofertë luksoze nga Chelsea”, ka thënë Michael Zorc, drejtor i Dortmundit.

20-vjeçari është aktivizuar si titullar në vetëm katër ndeshje gjatë këtij sezoni.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco