Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Ramsey te gjigantët në Serie A? Trajneri i Arsenalit zbulon të vërtetën e 'lëvizjes' së bujshme

Ramsey te gjigantët në Serie A? Trajneri i Arsenalit zbulon të vërtetën e 'lëvizjes' së bujshme

09:58, 02/01/2019

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka hedhur poshtë zërat e merkatos që po ditët e fundit po përflasin një largim të mundshëm të Aaron Ramsey te skuadra e Juventusit.

Kontrata e Ramsey do të skadojë në fund të sezonit, por momentalisht Arsenali nuk e dëshiron largimin e tij nga “Emirates”, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

"Për momentin ai po punon me ne dhe unë mendoj se po Ramsey do të qëndrojë deri në fund të sezonit" i tha Emery gazetarëve.

"Ai luajti shumë mirë kundër Liverpoolit, do të ketë më shumë minuta në dispozicion”, përfundoi spanjolli.

Edhe pse Arsenal dëshiron ta shesë mesfushorin uellsian, sepse ky i fundit ka hyrë në muajt e fundit të kontratës, Juventusi mesa duket do të [presë merkaton e verës për ta transferuar me parametra zero.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco