Çmenduria e tifozëve, ja çfarë i kërkojnë Realit këtë vit të ri

Çmenduria e tifozëve, ja çfarë i kërkojnë Realit këtë vit të ri

09:02, 02/01/2019

Tetë mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e parë të Real Madrid për vitin 2019, për të mbështetur skuadrën dhe inkurajuar lojtarët. Skuadra “merengues” do të zbresë në fushë më herët se ekipet e tjera në La Liga, për të luajtur më 3 janar ndeshjen e prapambetur të kampionatit ndaj Villareal.

Tifozët kanë shprehur mbështetjen e tyre për ekipin, duke lëshuar kore në adresë të lojtarëve e trajnerit, duke u kërkuar atyre që edhe këtë vit të triumfojnë në Champions League.

“Duam trofeun e 14-të të Champions”, këndonin tifozët, që duket se preferojnë më mirë një Real fitues në Europë se sa në La Liga.

Skuadra “los blancos” ka fituar 3 edicionet e fundit të Champions League dhe duket se tifozët preferojnë më mirë të dominojnë në Europë se sa në Spanjë. Ky duket se është objektivi i tifozëve, duke parë se në kampionat ekipi “merengues” e ka të vështirë të triumfojë ndaj Barcelonës, që është shkëputur 8 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco