United, 120 milionë euro për yllin e Serisë A

United, 120 milionë euro për yllin e Serisë A

15:56, 01/01/2019

Mbrojtësi i Napoli-t, Kalidou Koulibaly, kërkohet nga disa prej klubeve më të rëndësishëm të Europës. Maurizio Sarri ka dashur ta marrë te Chelsea i tij, por Aurelio De Laurentiis nuk ia ka lejuar. 

E do Manchester United, që duket se është gati të bëjë një çmenduri për ta siguruar. Me pak fjalë, ka shumë mundësi që verën e ardhshme të zhvillohet një ankand për këtë djalosh me muskuj të hekurt dhe zemër të artë. 

Sipas shtypit italian, bëhet fjalë për një ofertë rreth 120 milionë euro nga ana e “Djajve të Kuq”, një shumë që mund ta bindë presidentin e Napoli-t të hapë negociatat. Gjithesesi, ky operacion do të mund të realizohet vetëm në verë, sepse asnjë lojtar nuk do të largohet nga Napoli në janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco