Ka surpriza, ja formacioni i vitit në Itali

Ka surpriza, ja formacioni i vitit në Itali

14:35, 01/01/2019

2018-ta ka qenë një tjetër vit i mbushur me evenimente sportive që tshmë janë pjesë e historisë. Seria A ka parë një dominim të Juventus-it dhe gjërat duket se do të vazhdojnë kështu edhe në 2019-ën. 

Të dhënat e marra nga Opta na dhurojnë një formacion interesant për sa i takon futbollistëve më të mirë të vitit kalendarik, që përfshin fazën e dytë të sezonit 2017-18 dhe të parën e atij 2018-19. 

11 futbollistët, të rreshtuar me skemën 4-3-1-2, vijnë nga vetëm 5 skuadra. Juventus, siç pritej, kryeson me katër lojtarë. Por në portë është Samier Handanovic i Inter. 

Dy mbrojtësit e krahut janë Joao Cancelo dhe Alex Sandro, ndërsa Acerbi i Lazio-s dhe De Vrij i Inter-it formojnë dyshen e qendërmbrojtësve. 

Mesfusha është e përbërë nga Allan, Pjanic dhe Freuler. Ky i fundit përfaqëson Atalanta-n, bashkë me Ilicic, i cili është fantazisti mbrapa dy sulmuesve. Mertens dhe Immobile formojnë dyshen e sulmit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco