Zguro bëhet 'Ujk i kuq', lë Superioren për Amerikën

Zguro bëhet 'Ujk i kuq', lë Superioren për Amerikën

17:58, 31/12/2018

Vangjel Zguro në Amerikë, ashtu si Afrim Taku pak kohë më parë. Mbrojtësi 25-vjeçar është bërë zyrtarisht pjesë e futbollit amerikan, edhe pse jo në nivelin më të lartë aty, sepse ka firmosur me Chattanooga Red Wolves SC, klub i themeluar këtë vit, me seli në Chattanooga, Tennessee. Bëhet fjalë për një klub profesionist, që do të marrë pjesë në USL League One (debutimi historik më 30 mars 2019) dhe ka në plan të ndërtojë një stadium modern me 5500 vende për vitin 2020.

“Si mbrojtës i majtë, Vangjel është shumë teknik dhe i pëlqen të provojë edhe të ndihmojë sulmin. Për një lojtar të moshës së tij, ai ka goxha eksperiencë për nivelin tonë dhe luan në disa pozicione. Aftësia krijuese dhe organizuese e tij do të jenë diçka e bukur për t'u parë”, tha Tim Hankinson, trajneri dhe njëkohësisht drejtori teknik i Chattanooga Red Wolves.

Ndërkaq, Zguro tha: "Jam vërtet i lumtur që bashkohem me Chattanooga Red Wolves SC dhe do të jem pjesë e klubit në debutimin e vet në futbollin profesionist. Chattanooga është qytet i bukur dhe unë e di që kam marrë vendimin e duhur duke firmosur me Ujqit e Kuq. Dëshiroj të falënderoj stafin e trajnerëve për këtë mundësi. Pres me padurim të fillojmë”.

Zguro është nga Pogradeci, ku ka nisur karrierën, ndërsa ka luajtur edhe te Butrinti, para se të debutonte në Superiore me Korabin në sezonin 2016/17. Rritja e tij ka qenë konstante, duke kaluar më pas te Luftëtari, Kamza e pjesën e parë të sezonit aktual te Kukësi. Në Amerikë Zguro gjen Takun, por edhe Shkëlzen Gashin, ndërsa duket se nuk do të kthehet më aty Jahmir Hyka. /Telesport/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco