Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Conte, favorit për t’u bërë trajneri i ardhshëm i gjigandit anglez

Conte, favorit për t’u bërë trajneri i ardhshëm i gjigandit anglez

14:03, 31/12/2018

Pasi trajneri i ri, Ole Gunnar Solskjaer, planifikohet ta mbajë këtë pozitë vetëm deri në maj të vitit të ardhshëm, ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, mbetet favoriti për t’u emëruar në këtë pozitë, pasi që ai është në pritje të një oferte.

Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit më 18 dhjetor, në sezonin e tij të tretë me “Djajtë e kuq”, vetëm 48 orë pas disfatës me rezultat 3-1 kundër Liverpoolit.

Në vend të tij u emërua ish-sulmuesi legjendar i klubit, Solskjaer, i cili ishte edhe trajner i klubit norvegjez, Moldes. Ai u emërua në këtë pozitë përkohësisht, deri në maj të këtij viti, kur pritet të kthehet në Molde.

Manchester Unitedi është duke kërkuar gjatë kësaj kohe për një trajner tjetër, të cilin dëshirojë ta emërojë pas përfundimit të këtij sezoni. Emrat më të përfolur për këtë pozitë janë Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane.

Duket se Manchester Unitedi është duke tentuar mjaft shumë që ta bindë Pochettinos t’i bashkohet “Djajve të kuq” pasi të përfundojë ky sezon. Megjithatë, argjentinasi ka përfituar mjaft shumë nga durimi dhe mbështetja e bordit të Tottenhamit deri më tani.

Asnjë nga këto dy gjëra nuk i garantohet në Old Trafford. Tani që klubi londinez është në përfundim të stadiumit të ri dhe skuadra e tij përbëhet nga lojtarë të rinj të talentuar, Pochettino mund të vendosë të qëndrojë edhe në të ardhmen te klubi aktual i tij.

Ndërsa, Conte është favoriti për pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit. Për momentin, ai është i papunësuar dhe është në pritje të ofertës më të mirë që mund ta gjejë. Për më shumë, ai e ka dëshmuar veten në Premierligë pasi e fitoi titullin në vitin e parë me Chelsean.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco