Liverpooli e pathyeshme për 2018-ën, shkatërron Arsenalin

Liverpooli e pathyeshme për 2018-ën, shkatërron Arsenalin

20:28, 29/12/2018

Liverpool ka treguar edhe një herë se është e pandalshme këtë sezon.

Skuadra e Jurgen Kloppit ka fituar me rezultatin 5-1 përballë Arsenalit duke mbyllur mjaft mirë vitin kalendarik 2018 në Premier League.

Në minutën e 11’ ishte Arsenal që befasoi vendasit me një gol të shpejtë me anë të Maitland Niles.

Liverpool u rikthye brenda pesë minutave për të realizuar dy herë me anë të Roberto Firminos (14’ 16’) dhe për të përmbysur gjithçka.

Në minutën e 32’, pas asistimit të Mohamed Salah, ishte Sadio Mane i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3-1.

Për të vulosur rezultatin e pjesës së parë mendoi egjiptiani Salah, i cili penalltinë e fituar vet, e konkretizoi në gol.

Në pjesën e dytë ishte edhe njëherë Firmino i cili shënon tripletën e tij personale në këtë takim kaq shumë të rëndësishëm.

Liverpool kryeson Premier Leaguen me 54 pikë, 9 më shumë se Tottenham që pozicionohet në vendin e dytë dhe 10 më shumë se Man City që të diel përballet me Southampton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco