Kalojnë 5 vite nga aksidenti i tmerrshëm i Schumacherit

Kalojnë 5 vite nga aksidenti i tmerrshëm i Schumacherit

18:21, 29/12/2018

Kanë kaluar plot 5 vite nga aksidenti i tmerrshëm që pësoi legjenda e Formula Uno-s, Mikael Schumacher.

Prej 29 dhjetorit të vitit 2013-të, nuk ka asnjë informacion për jetën e pilotit gjerman që u aksidentuar rëndë në kokë gjatë kohës kur ishte duke bërë ski në Alpet franceze.

Prej 5 vitesh, gjermani ka qëndruar në koma, në kushte të larta sigurie dhe vetëm familja e tij ka qenë ajo që ka dhënë informacione të pakta lidhur me gjendjen shëndetësore.

Megjithatë, Schumacher kohët e fundit ka dhënë shenja përmirësimi dhe vetëm pak ditë më parë u mësua se kampioni ka mundur të ngrihet në këmbë pa pasur nevojën e pajisjeve mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco