Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Renato Arapi, 'peng' i klubit turk, transferohet te Teuta vetëm nëse…

Renato Arapi, 'peng' i klubit turk, transferohet te Teuta vetëm nëse…

17:30, 29/12/2018

Renato Arapi e pranoi pa përdorur lojëra fjalësh se do të ishte gati që për herë të parë në karrierë të vishte fanellën e Teutës. Dëshira e drejtuesve durrsakë është e njëjtë me atë të mbrojtësit, por ka një ngërç që po e pengon këtë bashkim mes palëve.

32-vjeçari ka një kontratë me klubin turk të Afjet Afjonspor deri në fund të këtij sezoni dhe aktualisht nuk ka një akord mes futbollistit dhe klubit për të zgjidhur me konsensus kontratën. Arapi pretendon fillimisht të shlyhet nga çdo pagesë e prapambetur, ndërkohë që drejtuesit e Afjet ende nuk e kanë të qartë se si duhet të procedojnë. Për momentin durrsaku është njoftuar se më datë 2 janar duhet të jetë në Antalia për të zhvilluar fazën përgatitore me Afjetin.

Drejtuesit e klubit turk kanë nisur kërkimin për gjetjen e një zëvendësuesi dhe duket seri për momentin nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e Arapit, madje ekziston edhe mundësia që mbrojtësi të vijojë përvojën e tij në ligën e dytë turke, edhe pse i mungon dëshira për të vazhduar me Afjonsporin. Teuta është në pritje të zhvillimeve nga Turqia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco