Allegri: Ja çfarë do të bëja po të isha kundërshtar i Juventus

Allegri: Ja çfarë do të bëja po të isha kundërshtar i Juventus

15:42, 29/12/2018

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka folur për fitoren e marrë nga skuadra e tij kundër Sampdoria-s. 

- Shifra të jashtëzakonshme, 101 në 2018-ën dhe 53 në fazën e parë. Sa mungojnë akoma?

"37 mendoj. Ishte e rëndësishme që ta mbyllnim mirë, nuk ishte e lehtë. Kemi patur raste kundër një Sampdoria që ka luajtur mirë, fatmirësisht goli i tyre ishte në pozicion jashtë loje". 

- Si e gjykoni VAR-in?

"Është e drejtë të përdoret kur mendojnë se duhet. Valeri ka bërë një punë të mirë, ka patur nevojë për mbështetjen e teknologjisë. Ka qenë një ndeshje e bukur, por kemi gabuar në një moment të ndeshjes, duke u tërhequr pak". 

- Çfarë të ka pëlqyer dhe ku duhet të përmirësoheni?

"Në momente të caktuara të ndeshjeve. Në Bergamo kemi luajtur mirë me 10 lojtarë, sot më pak. Në fund po fitonim 2-1, mjaftonte të mbanin topin dhe të mos bënim asnjë sforcim". 

- A e prisnit një Ronaldo në këtë formë?

"Është më i miri në botë". 

- Çfarë do të bëje po të ishe një kundërshtar i Juventus, do të dorëzoheshe apo do të luftoje? 

"Të dytën. Sampdoria ka luftuar për të marrë një pikë, pavarësisht se ne nuk i kemi lënë shumë hapësira". 

- Çfarë kërkon nga 2019-a? Champions-in?

"Me Ronaldo-n ka ndryshuar perceptimi. Duhet të jemi në formë dhe të luajmë mirë në çdo kompeticion". 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco