Lufta kundër racizmit/ Mauro Icardi bën veprimin e jashtëzakonshëm

Lufta kundër racizmit/ Mauro Icardi bën veprimin e jashtëzakonshëm

23:54, 28/12/2018

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm.

Në shenjë lufte kundër racizmit, argjentinasi do t’ia dhurojë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës Kwadwo Asamoah.

Këtë gjë Icardi mendon ta bëjë në ndeshjen e radhës, për tu solidarizuar me Kalidou Koulibaly.

Kujtojmë se Koulibaly ishte viktimë e thirrjeve raciste në sfidën Inter-Napoli, e cila përfundoi edhe me tragjedi, ku humbi jetën një tifoz i Interit.

Pas kësaj, Interi do të zhvillojë dy ndeshje pa  praninë e tifozëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco