Emery pranon gabimin e madh që bëri me Mohamed Salah

Emery pranon gabimin e madh që bëri me Mohamed Salah

23:36, 28/12/2018

Unai Emery tregon se kishte refuzuar mundësinë për ta marrë Mohamed Salah kur ai ishte trajner i Paris Saint Germain.

Trajneri aktual i Arsenalit duket se është bërë pishman që nuk e mori kur ishte në krye të stolit të PSG-së, pasi në atë kohë kishte dyshime për egjiptianin.

“Ne kishim folur për mundësinë e transferimit të Salah te Paris Saint-Germain kur ai luante në Romë”, tha Emery.

“Ne kishim disa dyshime dhe pastaj ai kaloi në Liverpool. Këto dyshime nuk janë më. Tani kur flasim për pesë lojtarët më të mirë në botë, Salah është njëri prej tyre”, pranon ish-tekniku i PSG-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco