Grezda tregon për mikpritjen e shqiptarëve në Glasgou

Grezda tregon për mikpritjen e shqiptarëve në Glasgou

23:20, 28/12/2018

Tifozët e Rangers nuk janë mësuar ende me cilësitë e Eros Grezdës, por të gjithë shqiptarët që jetojnë në Glasgou i dinë mirë aftësitë e futbollistit të përfaqësueses.

Ndaj mbështetja e tyre për futbollistin ka qenë shumë e madhe që në muajt e parë kur ka shkelur në Skoci.

Në një intervistë për “Rangers TV”, Grezda ka treguar se komuniteti i madh shqiptar në Glasgou e kishte mirëpritur që në fillim, kur mbërriti për herë të parë në verë në Skoci dhe nuk njihte mirë vendin.

“E dija që kishte shqiptarë kur mbërrita këtu. Ata më dërguan mesazhe, më thanë që kemi restorante ku mund të vish të na vizitosh”, shpjegoi futbollistit kuqezi.

“Sigurisht që më pëlqeu shumë, kjo është gjuha ime, populli im. Ndaj kur u takova më ta, e ndjeva veten shumë rehat dhe tani që kam takuar disa shqiptarë këtu, gjithçka është shumë, shumë mirë. Kjo padyshim që të ndihmon që të ambientohesh, pasi kur ke dikë që flet gjuhën tënde, është më e thjeshtë dhe nuk ndjehesh i vetmuar”, tregoi Grezda, i cili është shqiptari i parë që luan për fanellën e Rangers.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco