Nuk preferohet te Reali, PSG nis bisedimet për transferimin e Iscos

Nuk preferohet te Reali, PSG nis bisedimet për transferimin e Iscos

22:45, 28/12/2018

Isco Alarcon është kthyer në një të padëshiruar te skuadra e Real Madridit.

Lojtari, i cili ishte thelbësor në planet e Zidane, këtë vit është lënë plotësisht në hije, fillimisht nga Lopetegui e së fundmi nga Solari.

Ndaj largimi i tij duket gjithnjë e më i mundshëm, ndoshta që në janar.

Mendohej se mesfushori spanjoll do të shkonte te Manchester City, ku e pret krahëhapur Pep Guardiola, por duket se për të ka hyrë në garë edhe PSG-ja, ndonëse klubi francez më parë duhet të zgjidhë problemet me Fair Play Financiar.

Sipas mediave franceze, Naser Al Khelaifi është takuar me Paco Alarcon, babain dhe njëkohësisht menaxherin e Iscos.

Palët kanë diskutuar për gatishmërinë e spanjollit për t’u transferuar në Paris, por njëkohësisht edhe për shifrat e larta që do të kërkonte Reali për të lënë të lirë futbollistin.

Gjithsesi, parisienët kërkojnë një zgjidhje për të anashkaluar rregulloret e UEFA-s, pasi trajneri Tuchel u ka kërkuar që të përforcojnë mesfushën dhe një emër si Isco sigurisht që do t’i bënte shumë punë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco