Timo Werner mes dy gjigantëve, ja cilin zgjedh mes Bayern Munchen dhe Liverpool

Timo Werner mes dy gjigantëve, ja cilin zgjedh mes Bayern Munchen dhe Liverpool

22:09, 28/12/2018

Timo Werner është shumë pranë largimit nga klubi i Leipzig, edhe pse më parë kishte thënë se nuk do të lëvizte nga Gjermania dhe se do të rinovonte kontratën.

Ai është një nga futbollistët më të mirë edhe për shkak të moshës së re dhe Kombëtarja e Gjermanisë e ka të ardhëm e ndritur në repartin ofensiv.

Sipas “T-Online”, 22-vjeçari duket se ka zgjedhur klubin e Liverpoolit dhe arsyeja kryesore pse e zgjodhi është trajneri gjerman i “The Reds”, Jurgen Klopp.

Për të ishin në garë edhe gjigantët e Bayern Munchen, por Werner duket më i prirur për një kalim në “Anfield Road”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco