E ardhmja e Mbappe mund të jetë te Juventusi

E ardhmja e Mbappe mund të jetë te Juventusi

21:45, 28/12/2018

Paris Saint-Germain vijon të ketë probleme me Fair Play financiar, teksa do të detyrohet të shesë njërin nga yjet e skuadrës, Mbappe ose Neymar.

Gazeta "AS" zbulon se, të paktën 90 nga 170 milionë euro të kërkuara nga UEFA mungojnë nga shitjet dhe PSG-ja është e detyruar të largojë një lojtar të rëndësishëm.

Braziliani mund të kalojë në Spanjë te Reali, ose Barcelona, ndërsa për yllin francez interesohet Juventusi.

Ndërkohë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është shprehur pak kohë më parë se "do të synojmë një tjetër blerje si Cristiano Ronaldo, por më i ri se portugezi".

Por edhe gazeta "Tuttosport", njofton se objektivi kryesor dhe ëndrra e bardhezinjve është Kylian Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco