FOTO/ Real Madridi gjen në Premierligë zëvendësuesin e Sergio Ramosit

FOTO/ Real Madridi gjen në Premierligë zëvendësuesin e Sergio Ramosit

21:25, 28/12/2018

Real Madridi është duke kryesuar në garën për shërbimet e super mbrojtësit nga Premierliga.

Davinson Sanchez thuhet të jetë lojtari që po shihet si zëvendësuesi i Sergio Ramos në “Santiago Bernabeu”.

Kolumbiani është njëri prej mbrojtësve më të mirë të rinj në Europë.

Image

Real Madridi po synon që ta transferojnë lojtarin, si zëvendësues afatgjatë për Sergio Ramos ose Raphael Varane, të cilët nuk kanë qenë edhe aq të rëndësishëm këtë sezon.

Thuhet se “Los Blancos” janë duke kryesuar garën për Sanchez. Ata do duhet të paguajnë rreth 60 milionë euro për lojtarin.

Me siguri se Tottenhami do të provojë që ta mbajë 22 vjeçarin deri në fund të sezonit, mirëpo lëvizje të shumta do të kryhen gjatë merkatos së janarit, e një ndër to mund të jetë edhe largimi i Davinson Sanchez drejt Madridit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco