Napoli apelon vendimin për pezullimet e Koulibaly dhe Insigne

Napoli apelon vendimin për pezullimet e Koulibaly dhe Insigne

20:31, 28/12/2018

Ashtu siç e kishte njoftuar edhe më herët gjatë ditës së sotme, Napoli ka apeluar vendimin për pezullimin me dy ndeshje të futbollistëve të saj Kalidou Koulibaly dhe Lorenzo Insigne.

Klubi napolitan deklaroi qartë se është i indinjuar për dënimin me nga dy javë pezullim për çdonjërin prej futbollistëve, ndërsa tashmë shpreson në reduktimin e tyre.

Sa i përket Insignes, klubi i Napolit do të tentojë të provojë se sulmuesi dhe kapiteni nuk kishte sharë arbitrin në rastin kur u ndëshkua me të kuqe.

Sa i përket mbrojtësit Koulibaly, napolitanët shpresojnë që të merret parasysh situatë nën të cilën mbrojtësi bëri atë reagim.

Ndërkohë, vetë gjykata sportive në Itali, ka marrë nën hetim Aurelio De Laurentiis, pasi presidenti i Napolit kishte paragjykuar publikisht zgjedhjen e Mazzolenit si arbitër të Inter-Napoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco