FOTO/ Presidenti Meta dekoron Partizanin e madh në basketboll për meshkuj të ‘68

FOTO/ Presidenti Meta dekoron Partizanin e madh në basketboll për meshkuj të ‘68

18:54, 28/12/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nderoi sot me Dekoratën e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ekipin legjendar të Partizanit në basketboll për meshkuj, atij ekipi të madh të vitit 1968, shkruan Syri.net.

Plot 50 vjet nga ndeshja historike e Partizanit të asaj kohe me kampionët e Italisë, kreu i shtetit shqiptar i dorëzoi këtë Dekoratë kapitenit të atij ekipi të jashtëzakonshëm, të madhit Agim Fagu.

Presidenti Meta ka bërë dhe një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shkruan: “Në përmbyllje të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, vlerësimi me Titullin e lartë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, në radhë të parë i takon atyre që kanë bërë më shumë për promovimin e Shqipërisë në Europë, ekipit të "Partizanit" në basketboll meshkuj të vitit 1968.

Me rastin e 50-vjetorit të asaj ndeshje historike kundër Oransodes, ekipit kampion të Italisë dhe Europës, pata nderin t’i dorëzoja kapitenit legjendar, z.Agim Fagu, Dekoratën e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Po kështu ishte kënaqësi të vlerësoja me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, trajnerin e jashtëzakonshëm, z.Astrit Greva, i cili u përball me një nga trajnerët më të mëdhenj të botës, jugosllavin Stankoviç.

Kënaqësi të vlerësoja edhe z.Dodan Përmeti, z.Guxim Bekteshi, z.Edmond Moja dhe z.Spartak Boshnjaku.

Mirënjohje edhe të gjithë lojtarëve të atij “Partizani” legjendar që ndaloi atë mbrëmje magjike yjet e Italisë, Amerikës e Argjentinës, duke i bërë shqiptarët krenarë dhe besimplotë për të qenë të barabartë me më të mirët e Europës”.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco