Fabregas do largohet nga Chelsea, befason me ekipin e ri

Fabregas do largohet nga Chelsea, befason me ekipin e ri

18:30, 28/12/2018

Aventurës së Cesc Fabregas me Chelsean po i vjen fundi. Mesfushori spanjoll i cili është në skadencë kontrate me blutë e Londrës në fund të këtij sezoni po përshpejton procedurat për të ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Sarrit që në janar, pasi dëshira e Fabregas është të transferohet në një tjetër kampionat.

Gjasat janë që Chelsea ta lejojë të largohet 31-vjeçarin, e ardhmja e të cilit gjithsesi nuk parashikohet të jetë te Milani, edhe pse Gatusso e kërkon me ngulm.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Fabregas do të transferohet te Monaco aty ku do të ribashkohet me Thierry Henry me të cilin ka qenë shok skuadre tek Arsenali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco