‘Gattuso nuk preket’. Maldini dhe Leonardo largojnë thashethemet nga Milani

‘Gattuso nuk preket’. Maldini dhe Leonardo largojnë thashethemet nga Milani

18:12, 28/12/2018

Dy drejtuesit kryesorë të Milanit , Paolo Maldini dhe Leonardo, duket se nuk kanë ndërmend të shkarkojnë Gennaro Gattuson, ndryshe sa është aluduar në media kohët e fundit, për një shkarkim të mundshëm të tij.

"Gatusso nuk preket", ishte mesazhi i qartë i dyshes drejtuese të kuqezinjve.

“E kuptojmë sezonin që po kalojmë, kemi vënë në peshore të mirat dhe të këqijat. Jemi në garë për një vend në Champions League, edhe me gjithë ato dëmtime dhe probleme të grumbulluara gjatë sezonit. Gattuso është trajneri ynë, dhe kurrë nuk kemi pasur një plan tjetër për ta zëvendësuar. Nuk kemi kontaktuar asnjë nga ata trajnerë që kanë dalë në media se mund të vijnë te Milani”, thanë Maldini dhe Leonardo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco