Racizmi në Itali/ Allegri kundër të gjithëve: Futbolli të mos ndalet

Racizmi në Itali/ Allegri kundër të gjithëve: Futbolli të mos ndalet

17:54, 28/12/2018

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, doli sot në konferencë për shtyp ku foli edhe për ngjarjet e fundit që kanë tronditur jo pak futbollin në Itali dhe jo vetëm.

Ai ka shprehur kundërshtimin e tij për ndalimin e ndeshjeve dhe ka thënë që të merren më shumë me edukimin e fëmijëve në shkolla.

Nëse gjërat shkojnë mirë që atje, do të jetë shumë më e lehtë që këto probleme mos të krijohen.

“Nuk toleroj asnjë formë racizmi dhe fyerje, madje as kundër të vdekurve dhe tragjedive që kanë ndodhur. Fatkeqësisht në Itali kemi humbur shumë nga edukata dhe respekti ynë. Ndalimi i futbollit dhe mbyllja e stadiumeve? Nuk na takon ne të vendosim.

Unë jam që të vazhdojmë përpara, zgjidhja duhet të vijë nga lart. Teknologjia në stadiume mund të jetë e nevojshme për ata që shkaktojnë trazira. Për t’u rinisur, për t’u përmirësuar, duhet të shkojmë te fëmijët e vegjël. Duhet të futemi në shkolla dhe besoj se kjo gjë është e mirë për futbollin, sepse në 100 fëmijë, 70-80 mund t’i menaxhojmë mirë.

Është e lehtë të flasim tani, nëse të nesërmen kemi harruar gjithçka. Më erdhi keq për ngjarjen e ndodhur në ‘San Siro’, sepse kishte shumë njerëz në stadium, kishte fëmijë, të cilët janë e ardhmja e Italisë”, ka përfunduar deklaratën e tij Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco