Klopp ka lajmin e mirë për tifozët e Liverpoolit

Klopp ka lajmin e mirë për tifozët e Liverpoolit

17:35, 28/12/2018

Lajme të mira vijnë për skuadrën e Liverpoolit. Alex Oxlade-Chamberlain është rikthyer në stërvitje pas një dëmtimi të gjatë në muajin prill të këtij viti.

25-vjeçari ka filluar rregullisht stërvitjen teksa do të jetë në dispozicion të Jurgen Klopp në pjesën e dytë të këtij sezonit.

Anglezi u dëmtua gjatë ndeshjes në Ligën e Kampioneve, Roma-Liverpool, teksa iu nënshtrua operimit të ligamenteve të gjurit.

"Lajmi më i mirë", deklaroi Kloppp në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Arsenalit të shtunën.

"Ai ka filluar të vrapojë në fushë dhe duket se është normal në stërvitje tani për tani. Ndonjëherë disa lojtarë kthehen duke çaluar nga lëndimet, por në hapin e parë të tij dukej ai i dikurshmi. Nuk kishte reagime, e cila gjë është shumë mirë. Nuk do të bëjmë presion në të, por duket se ai do të kthehet në stërvitje normale gjatë shkurtit, në fund të shkurtit apo në fillim të majit ku do të jetë gati për ndonjë ndeshje në këtë periudhë të vitit", tha Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco