Gattuso e pranon: Ky muaj ishte katastrofë për Milanin

Gattuso e pranon: Ky muaj ishte katastrofë për Milanin

17:23, 28/12/2018

Gennaro Gatuso nuk dorëzohet dhe vazhdon të besojë te Milani i tij. Edhe pse situata është kritike dhe ndaj Spalit mund të jetë ndeshja e tij e fundit në stolin e kuqezinjve, ish-mesfushori ka bindjen se skuadra do ta kalojë këtë moment negativ.

Mendoj se jemi një familje dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar. Jemi shumë të zhgënjyer, kemi sistemuar mbrojtjen, por tani nuk shënojmë më. Duhet të jemi të vetëdijshëm se dhjetori ka qenë një katastrofë. Tani kemi mundësinë ta mbyllim fazën e parë me 31 pikë, që nuk ndodh prej vitesh. Që nga korriku dëgjoj të thuhet se duhet të largohem, por unë mendoj për lojtarët e mi dhe kam mbështetjen e klubit”, tha Gattuso.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco