E mbani mend Jaap Stam? Bëhet trajner i kësaj skuadre

E mbani mend Jaap Stam? Bëhet trajner i kësaj skuadre

17:06, 28/12/2018

Eksperiencë e re në Eredivisie për Jaap Stam. Ish-mbrojtësi i Milanit, i Lazios dhe i Manchester United, ka marrë zyrtarisht drejtimin e PEC Zwolle, skuadër tek e cila ka qenë trajner i përkohshëm për pak kohë, por edhe asistent i trajnerit të parë nga viti 2011 deri në 2013-ën.

Skuadra holandeze ku Stam ka nisur karrierën si futbollist është në pozita kritike në tabelën e klasifikimit, pasi pozicionohet në vendin e 16-të dhe rrezikon seriozisht rrëzimin një kategori më poshtë.

Për këtë arsye drejtuesit e Zwolle kanë punësuar në stol një njohje të vjetër, tek i cili kanë besim se do t’i nxjerrë nga kjo situatë e vështirë.

Për Jaap Stam kjo do të jetë eksperienca e dytë si trajner i parë pas aventurës tek Reading në Championship që zgjati rreth 2 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco