‘Nuk duhet të ketë dënime kolektive’

‘Nuk duhet të ketë dënime kolektive’

16:47, 28/12/2018

Koret raciste ndaj Koulibaly dhe ngjarjet e shëmtuara që ndodhën jashtë “San Siros” përpara sfidës mes Interit dhe Napolit, që detyruan gjykatësin sportiv të dënonte me 2 ndeshje pa tifozë klubin zikaltër, kanë vënë në lëvizje edhe krerët më të lartë të qytetit të Milanos.

I fundit që ka folur ka qenë Renato Saccone, prefekti i Milanos. Ai ka paralajmëruar një mbledhje sigurie, ku do të marrin pjesë dhe dy klubet e Milanos për t’i dhënë fund kësaj historie.

Sipas tij, duhen dënuar individët e dhunshëm dhe duhet evituar dënimi i tifozëve të pastër dhe të pafajshëm.

“Ndeshja e radhës në të cilën Interi do të luajë me stadiumin plot është në mesin e shkurtit. Në janar do të bëjmë një samit të sigurisë, që do të përfshijë klubet e Interit dhe Milanit. Qëllimi është izolimi i dhunuesve. Nuk mund të paguajnë të gjithë tifozët për sjelljet kriminale të disave”, deklaroi Renato Saccone, prefekti i Milanos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco