‘Do i bëj flokët si Nainggolan po mundëm Juventusin’

‘Do i bëj flokët si Nainggolan po mundëm Juventusin’

16:34, 28/12/2018

Pak orë para fillimit të takimit që Sampdoria do të luajë kundër Juventusit, ka folur presidenti i klubit dorian, Masimo Ferrero, ku ka dhënë deklaratën që ka surprizuar jo pak të gjithë.

Ai ka komunikuar për “Rai Radio 1 Sport”, se është i gatshëm që të presë flokët në rast se ekipi i tij fiton kundër “Zonjës së Vjetër”.

“Kam flokë të gjatë, i kam mbajtur gjithmonë kështu, por nëse fitojmë ndaj Juventusit, do t’i pres të gjitha, do t’i bëj si Naingolan”, ka qenë premtimi i Ferreros.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco