A do të largohet Higuain? Gattuso jep këtë përgjigje

A do të largohet Higuain? Gattuso jep këtë përgjigje

15:10, 28/12/2018

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka folur për të ardhmen e Gonzalo Higuainit, për të cilin spekulohet se ka kërkuar që të transferohet te skuadra e Chelseas.

Higuain erdhi në Milan gjatë verës në formë të huazimit nga Juventusi, mirëpo në javët e fundit nuk ka gjetur rrjetin e golit dhe duket se nuk është i lumtur në ambientin kuqezi.

“Unë flas me Higuainin çdo ditë dhe besoj se ai do të kthehet te vetja e tij kur ta gjen golin”, ka thënë Gattuso.

“Vazhdoj të dëgjoj spekulime për një transferim të mundshëm por jam i sigurt se ai do të qëndrojë me ne”, përfundoi tekniku i Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco