Bicaj drejt largimit nga Teuta, Tirana hidhet në sulm

Bicaj drejt largimit nga Teuta, Tirana hidhet në sulm

13:58, 28/12/2018

Ditmar Bicaj pritet të largohet nga Teuta.

Menjëherë vjen lajmi i bujshëm nga merkatoja pasi Tirana është hedhur në sulm për të transferuar mbrojtësin 29-vjeçar.

Kështu, situata te Teuta ka ndryshuar me Ditmar Bicajn, i cili duket se për shumë arsye është larg planeve të ekipit durrsak.

Edhe pse nuk ka një ndarje përfundimtare, ajo mund të bëhet zyrtare në ditët në vazhdim, me mbrojtësin që tani duhet të gjejë një skuadër tjetër. Ditmar Bicaj vetëm në verë u bë zyrtarisht futbollisti i Teutës për sezonin aktual. Pas largimit nga Flamurtari, ai shihej më shumë afër Skënderbeut, por durrsakët u treguan më të shpejtë duke “rrëmbyer” lezhjanin.

TIRANA – Menjëherë në skenë për të marrë mbrojtësin shtatlartë kanë dalë bardheblutë. Drejtuesit e skuadrës po vëzhgojnë lëvizjet e mbrojtësit me klubin e mëparshëm. Drejtuesit e merkatos po monitorojnë situatën dhe nëse trajneri Ardian Mema dhe presidenti Refik Halili japin OK-in, mund t’i bëjnë një ofertë mbrojtësit që më parë ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin 2009-2010. Asokohe lojtari aktivizohej në 14 takime duke mos shënuar asnjë gol. Kujtojmë që Bicaj e ka mundur këtë sezon i vetëm Tiranën. Me dy gola të shënuar në ndeshjen e dytë mes bardhebluve dhe Teutës, Bicaj shënoi dy golat në Shijak në atë fitore me përmbysje të “djemve të detit”./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco