Ish-sulmuesi i PSG-së: Ja kush e fiton Champions Leaguen këtë sezon

Ish-sulmuesi i PSG-së: Ja kush e fiton Champions Leaguen këtë sezon

13:31, 28/12/2018

Sulmuesi i Young Boys, Guillaume Hoarau thotë se Juventusi këtë sezon do të fitojë Champions Leaguen.

Francezi i shënoi “Zonjës së Vjetër” dy gola në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, humbja e vetme që pësoi skuadra e Massimiliano Allegrit.

"Ishte një nga mbrëmjet më të bukura të karrierës sime", tha Hoarau për Gazzetta dello Sport.

"Mbi të gjitha për golin e dytë. Para ndeshjes ne thamë se duhej të ishim të përsosur dhe e bëmë atë, veten dhe tifozët tanë.

"Juventusi është një ekip i çmendur, i mrekullueshëm. Ata ishin të fortë, por tashmë që u shtua edhe Cristiano Ronaldo janë akoma edhe më shumë. Ata kanë mentalitet fituesi dhe nuk lodhen duke fituar”

"Unë nuk mund të shoh ndonjë pikë të dobët... Fuqia e tyre është sakrifica që secili bën për të fituar.

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve? “Juventusi, mirëpo ata duhet të vazhdojnë hap pas hapi, dhe shpresoj që të takohen në finale me ish-skuadrën time, Paris Saint-Germainin", tha ai.

Kujtojmë që Guillaume Hoarau ishte pjesë e Paris Saint Germain gjatë viteve 2008-2013.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco