Lojtari i Interit mendon largimin, surprizon të gjithë me klubin e ri?

Lojtari i Interit mendon largimin, surprizon të gjithë me klubin e ri?

12:24, 28/12/2018

Qendërmbrojtësi brazilian, Miranda, po shqyrton mundësinë e largimit nga Inter, për t’u rikthyer në vendlindje te skuadra Flamengos.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane ‘Calciomercato’, që shkruan se 34-vjeçari mund të rikthehet në Brazil.

Flamengo ka shfaqur interesim për veteranin që ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2020.

Minutat e pakta të vendosura në dispozicion nga Spalletti kanë dhënë efektet e mërzitjes së Mirandas që po mendon të provojë një aventurë larg Europës.

Kujtojmë që Miranda është pjesë e Interit që prej viti 2016, kur u transferua nga Atletico Madrid.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco