Dy trajnerët që mund ta zëvendësojnë Gattuson te Milani

Dy trajnerët që mund ta zëvendësojnë Gattuson te Milani

11:40, 28/12/2018

Gennaro Gattuso nuk mund t’i shpëtojë shkarkimit nëse humb ndaj Spalit të shtunën në mbrëmje në duelin e vlefshëm për javën e 19-të në Serie A.

Por në mediat italiane po përflitet për dy emra si zëvendësues të mundshëm të Gattusos në krye të Milanit, shkruan SYRI.net.

Bëhet fjalë për ish-trajneri legjendar të Arsenalit, Arsene Wenger dhe Leonardo Jardim i cili në fillim të sezonit u shkarkua nga Monaco.

Gattuso mori drejtimin e Milanit nw nëntor të vitit 2017, por kohën e fundit skuadra e tij nuk po kalon formën të mirë, pasi nuk ka arritur fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe është eliminuar nga Europa League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco