Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

ZYRTARE/ Atletico i kthen përgjigje Bajernit për transferimin e Lucas Hernandez

ZYRTARE/ Atletico i kthen përgjigje Bajernit për transferimin e Lucas Hernandez

10:18, 28/12/2018

Atletico Madrid po bën rezistencë ndaj Bajernit të Mynihut që kërkon të transferojë mbrojtësin Lucas Hernandez.

Mediat spanjolle kanë raportuar se ditët e para të janarit bavarezët pritet që të kompletojnë nënshkrimin e Lucas Hernandez për 80 milionë euro, shkruan SYRI.net.

Por për të përgënjeshtruar lajmin mendoi presidenti i klubit të Atletico Madridit, Lucas Hernandez.

"Do ulemi dhe do bisedojmë në janar me Bayern, Lucas nuk do largohet në merkaton e dimrit. Nëse do të ikë, atëherë do bisedojmë por duke patur në mendje merkaton e verës, jo tani", tha Miguel Angel Gil Marin.

Kujtojmë që bavarezët janë treguar të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të lojtarit me vlerë 80 milionë euro.

Nëse do të kryhet kjo, atëherë Bajerni do të kompletojë transfertën më të shtrenjtë në historinë e klubit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco