A do transferohesh te Reali? Hazard befason të gjithë me deklaratën e fundit

A do transferohesh te Reali? Hazard befason të gjithë me deklaratën e fundit

09:12, 28/12/2018

Eden Hazard nuk po nxitohet për të marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Pavarësisht interesimit të madh të Real Madridit, “ylli” i Chelseas, Eden Hazard tha se do të vendosë të ardhmen e tij në fund të sezonit, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

“Unë jam i fokusuar vetëm në fushë”, ka deklaruar Hazard kur është pyetur për të ardhmen.

“Do të shohim në fund të sezonit çfarë do të bëj, momentalisht dua të përqendrohem dhe mos mendoj për merkaton”, ka shtuar Hazard, që në fanellën e Chelsea ka shënuar 101 gola.

Kujtojmë që anësori belgpak ditë më parë deklaroi se shpreson të bëhet një legjendë e Chelsea, duke ndjekur rrugën e John Terry, Didier Drogba dhe Frank Lampard.

Por deri në fund të sezonit e ardhmja e tij mbetet një udhëjkryq.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco